Shpërthen Artan Hoxha: FSHF-ja të jap pergjegjësi pse u hoq kënga ”Mora Fjalë”

Shpërthen Artan Hoxha: FSHF-ja të jap pergjegjësi pse u hoq kënga ”Mora Fjalë”

Sport December 08, 2024 - 22:41

Heqja e këngës “Mora fjalë” e kënduar nga artistja e madhe Shkurte Fejza, ka ngjallur reagime të ashpra në Kosovë dhe jo vetëm.

Kjo temë u trajtua sonte edhe në emisionin Sports Show në Klan Kosova.

Lidhur me këtë gazetari nga Shqipëria, Artan Hoxha, ka kërkuar përgjegjësi nga Federata Shqiptare e Futbollit, se pse është hequr kjo nga repertuari i këngëve në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

“As nuk na ka ndaluar njeri t’i këndojmë se as nuk do të na ndalojë njeri. Pra, këto janë këngë që ne i këndojmë vet, pa urdhër”, tha Hoxha në Klan Kosova.

Për këtë ngjarje, ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

FSHF thotë se kjo këngë nuk është cenzuruar ashtu siç po spekulohet.

“Po ku ka si ti o Shqipëria ime!” është edhe brandi që ne zgjodhëm e që na shoqëron me plot pasion në çdo stadium kombëtar e ndërkombëtar ku luajmë. Sikundër natyrisht, edhe plot të tjera nga buqeta muzikore e këngëve në stadiumet tona, një prej të cilave është edhe “Mora fjalë!”.

“Nuk kemi patur, nuk kemi e as nuk do të kemi kurrë asnjë herë dëshirën të biem në një marrëzi të tillë të shpikur nga hiçi, por, për respekt edhe të kësaj krijimtarie muzikore sollëm edhe ne dy fjalë për… “Mora fjalë”.