Man City e gjen zëvendësuesin e Rodrit
Pavarësisht pasigurisë rreth rasteve të ngritura kundër Manchester Cityt dhe formës së dobët të skuadrës, Pep Guardiola po planifikon një përzgjedhje serioze dimërore për ta rikthyer skuadrën në këmbë.
Specialisti spanjoll dëshiron të sjellë Bruno Guimaraes nga Newcastle në Etihad për të mbuluar “boshllëkun” e lënë nga dëmtimi i Rodrit, raportoi Daily Mail.
Braziliani është duke bërë një tjetër sezon solid për Newcastle, me 3 asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat.
Për të tërhequr Guimaraes, “qytetarët” do të duhet të paguajnë një tarifë të rëndë transferimi, pasi ai ka një kontratë me Newcastle deri në verën e vitit 2028.
Një tjetër opsion për kampionin anglez është të ofrojë një shumë më të ulët plus Nunes për Guimaraes, i cili kërkohet prej kohësh nga Pep Guardiola.