Bove pranon implantimin e defibrilatorit të zemrës, nuk mund të luaj më në Itali
Mesfushori Edoardo Bove i Fiorentinës ka pranuar t’i nënshtrohet një operacioni për të vendosur një defibrilator të zemrës .
Gjatë ndeshjes së Serisë A mes Fiorentinës dhe Interit më 1 dhjetor, 22-vjeçari u rrëzua në fushë në minutën e 17-të, duke përjetuar një krizë që çoi në arrest kardiak.
Një MRI zbuloi një mbresë në zemrën e Bove, me gjasë të shkaktuar nga miokarditi, i cili mund të ketë ardhur nga një infeksion COVID-19 në 2020.
Mjekët rekomanduan instalimin e një defibrilatori të zemrës për të menaxhuar problemet e mundshme kardiake në të ardhmen.
Ndërsa Bove ka rënë dakord me procedurën, por që rregulloret e Serisë A i ndalojnë lojtarët me pajisje të tilla të konkurrojnë në ligë për shkak të rrezikut të dështimit të pajisjes.
Ky vendim i jep fund karrierës së Boves për të luajtur futboll profesionist në Itali.
22-vjeçari aktualisht është i huazuar te Fiorentina nga Roma, derisa këtë edicion ka realizuar një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë në 15 ndeshje të zhvilluara. /telegrafi