“Synoj titullin kampion” – Shaqiri optimist për rikthimin e tij te Baseli
Pesë gola të shënuar, shtatë asistime për bashkëlojtarët e tij.
Është e pakuptimtë të thuhet se Xherdan Shaqiri në 12 ndeshjet me Baselin këtë edicion nuk ka lënë gjurmën e tij.
Jo më kot klubi i tij është lider i Superligës së Zvicrës, shkruan të martën sajti zviceran “rts.ch”.
Duke u kthyer si një yll në “St. Jakob-Park” më 16 gusht, Xherdan Shaqiri është i sigurt në synimet e tij.
“Gjithmonë ka rrezik kthimi, por unë kam besim në veten time, kam guxim dhe e di se çfarë dua”. Ish-futbollisti i Zvicrës synon titullin e kampionit.
“Shaqiri tashmë ia ka dhënë një shtysë klubit, tifozëve dhe qytetit të Baselit”, thotë trajneri Fabio Celestini.
Është i qartë “efekti Shaqiri” në Basel. “Ai na ndihmon çdo ditë”, thotë mbrojtësi Nicolas Vouilloz.
Shaqiri, 33-vjeçar, që po kalon formë të mirë, me fanellën e Baselit ka shënuar edhe një gol për Kupë të Zvicrës.
Shaqiri kishte karrierë impresive me përfaqësuesen, ndërsa është i vetmi lojtar që ka shënuar gola në gjashtë ngjarjet e fundit të mëdha, tre botërorë e tre evropianë.
Për Zvicrën i ka luajtur plot 125 ndeshje dhe i ka realizuar 32 gola, secili më i mirë se tjetri.