Ballkani dhe dy zyrtarët e tij e pësojnë keq nga FFK-ja

Ballkani dhe dy zyrtarët e tij e pësojnë keq nga FFK-ja

Sport December 03, 2024 - 16:41

Klubi i futbollit Ballkani është dënuar me 1000 euro për lëshim të organizimit të ndeshjes derbi, të cilën Drita e fitoi në Suharekë me rezultatin 3:2 të shtunën.

Në arsyetimin e Komisionit Disiplinor dhe Etikës të FFK-së shkruan se drejtori sportiv i Ballkanit Omer Bunjaku pas përfundimit të pjesës së parë ka kërcënuar, fyer gjyqtarët dhe organet e FFK-së.

Bunjaku sipas raportit nuk ka pasur autorizim të futet në lokalet zyrtare të stadiumit në Suharekë.

Për shkak të sjelljeve josportive, Bunjaku është suspenduar me dy ndeshje dhe ka marrë gjobë 300 euro.

Me dy ndeshje është suspenduar edhe udhëheqësi i Ballkanit, Idriz Hajrizi.

Ai po ashtu është gjobitur edhe me shumën prej 200 eurosh, për shkak të sjelljeve josportive.

Sipas raportit, Hajrizi është dënuar për shkak të ofendimeve dhe fyerjeve të rënda ndaj gjyqtarëve.

Pa dënim nuk ka shpëtuar as drejtori sportiv i Prishtinës, Driton Krasniqi.

Për shkak të ofendimeve dhe sharjeve ndaj gjyqtarit kryesorë të ndeshjes Dukagjini – Prishtina, Krasniqi është dënuar me dy ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare dhe me 200 euro.