Ejupi: Besnik Hasi, selektori që i duhet Kosovës

Ejupi: Besnik Hasi, selektori që i duhet Kosovës

Sport December 02, 2024 - 00:29

Remzi Ejupi, ka thënë se Federata e Futbollitë të Kosovës, përveç problemeve të tjera ka probleme edhe te përzgjedhja e slektorit.

Sipas Ejupit, ka dyshime se përzgjedhja e selektorit bëhet edhe me dallavere, duke përfituar individë të caktuar, ndërsa përmendi Besnik Hasin si një nga selektorët i cili do të udhëhiqte më së miri kombëtaren e Kosovës.

LEXO EDHE: A ka ambicie për tu bërë kryetar i FFK-së? Ja si përgjigjet Ejupi

“Këtu [FFK] ka probleme të cilat as vet nuk mund t’i imagjinoni, mendoj se së pari është tek përzgjedhja e selektorit, se si përzgjedhet ai, nëse e marrim dhe shohim se si kanë ardhur gjithë selektorët dhe kush i ka propozuar dhe si kanë ardhur për hatër të dikujt, flitet këtu që dikush ka pasur interesa edhe në përzgjedhjen e selektorit edhe përqindje në rrogën e tij, atëherë cfarë përgjegjësie do të merr, kështu flitet dhe unë nuk muj me konfirmu. Unë mendoj se ne kemi selektor, ta marrim shembull Besnik Hasin, një lojtar që ka dal nga Prishtina, që ka arritur shumë suksese, por Besniku me ardhë ai do të ishte i gatshëm, ai nuk do të lejoj që të refelktoj dikush edhe ti tregoj atij se kë duhet të marr, e kush duhet me lujt në kombëtare siç ndodh tani, ka ndërhyrje tani dhe agjentët që sillen përreth Federatës”, tha Ejupi në emisionin “Kampionët” në Kanal 10.

Ai shtoi se shumë lojtarëve nuk ju jepet shansa.

“Ne jemi munduar që të bëjmë shumë, Kosova ka kapcitet, kemi lojëtar të mirë nëpër Evropë që mund të sjellin shumë. Shiko se kush është kryesi e Federatës dhe vërtet është për keqardhje” tha Ejupi.

Ish-presidenti i “FC Prishtina”, tha se deri në fund të jetë i angazhuar për suksesin e futbollit kosovar.

“Unë do të jemë deri në frymën e fundit në futbollin kosovar, se i takoj Kosovës, çdo herë e perciell, dëshira ime më e madhe është që Prishtina, klubet e Kosovës të ecin sa më shumë përpara, gëzohem kur shoh suksese të ndonjë lojtari, njerëzit më kontaktojnë akoma shumë, sidomos nga jashtë edhe kombëtarja jonë kam dëshirë që të ec edhe më shumë. Mundësia është që çdo herë të jem një këshilltar i sinqert me ta edhe për mos gabu, por asnjëherë për të ardhur e për të kërkuar interesa, rrogë apo ndonjë përfitim tjetër në futbollin e Kosovës, por thjeshtë me pa sa më mirë futbollin e Kosovës që të ec përpara”, tha Ejupi. /Zëri