Goditi me shuplakë 8-vjeçaren, trajneri kosovar suspendohet për gjashtë muaj nga Federata Evropiane
Sport
November 11, 2024 - 10:05
Trajneri kosovar i taekwondos, Valmir Fetiu, është suspenduar për gjashtë muaj nga Federata Evropiane e këtij sporti.
Në Evropianin për fëmijë në Tiranë Fetiu ka goditur me shuplakë garuesen e tij 8-vjeçare, që është edhe vajza e tij.
Incidenti është incizuar dhe bëri bujë të dielën.
Të hënën Federata Evropiane njoftoi se trajneri është suspenduar për gjashtë muaj nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare e vendore.
Vendimin e mori Bordi Mbikëqyrës i garës me arsyetimin se trajneri ishte “fizikisht agresiv” me garuesen e tij në fund të luftës.
Emri i trajnerit nuk është përmendur në vendimin e publikuar.