Shqipëria kërkon medaljen e parë, mundësi Zelimkhan Abakarov zbret të enjten në tapet

Shqipëria kërkon medaljen e parë, mundësi Zelimkhan Abakarov zbret të enjten në tapet

Sport August 08, 2024 - 11:23

Lojërat Olimpike në Paris vijojnë të përçojnë emocione për sportdashësit në të gjithë botën.

Kjo e enjte do jetë ditë speciale për Shqipërinë, pasi në tapet do të garojë mundësi rus, i natyralizuar si shqiptar, Zelimkhan Abakarov.

Ai do jetë gati për debutimin në këtë turne në mundjen stil i lirë, për peshat deri në 57 kilogramë.

Për të vijuar më tej rrugëtimin në Lojërat Olimpike, mundësi Abakarov fillimisht duhet të sfidojë me sukses rivalin nga Guinea Bisau, Diamantino Iuna Fafe.

Dueli në fjalë do të jetë i gjashti në program për disiplinën e mundjes dhe kjo sfidë mes Zelimkhan Abakarov - Diamantino Iuna Fafe pritet të zhvillohet mes orëve 11:00 dhe 13:30. /abcnews