
Spanja fiton kampionatin evropian “Euro 2024”, mposht Anglinë
Sport
July 14, 2024 - 22:54
Spanja ka arritur të fitojë kampionatin evropian “Euro 2024” duke e mposhtur Anglinë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Olympiadion” përfundoi me rezultat 2-1.
Golat për Spanjën i shënuan Williams (47’) dhe Oyarzabal (86’), kurse për Anglinë realizoi Palmer, i cili shënoi një supergol nga distanca (73’).
Kësisoj, Spanja fiton kampionatin dhe bëhet e vetmja kombëtare që ka katër trofe evropian. /Zëri