Mbyllen ndeshjet: Franca barazon por kualifikohet, kalon tutje edhe Austria

Mbyllen ndeshjet: Franca barazon por kualifikohet, kalon tutje edhe Austria

Sport June 25, 2024 - 19:58

Kanë përfunduar dy ndeshjet që u zhvilluan në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Franca dhe Polonia kanë barazuar me rezultat 1-1 në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Golin për Francën e shënoi Mbappe nga penalltia në minutën e 56-të, kurse Polonia barazoi  përmes Lewandowski që realizoi në minutën e 79-të.

Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Me këtë barazim, Franca siguron kualifikim tutje si e dyta në grup me pesë pikë, kurse Polonia mbetet e fundit me një sosh.

Austria ka arritur të fitojë ndaj Holandës, duke befasuar holandezët me rezultat 2-3.

Fillimisht në epërsi kaloi Austria me autogolin e Malenit (6’), Gakpo barazoi për 1-1 (47’).

Schmid arriti ta rikthejë sërish rezultatin ku shënoi në minutën e 59-të, gjersa rezultati u barazua sërish për 2-2 nga Depay (75’).

Austria nuk u dorëzua deri në fund dhe gjeti golin e fitores përmes Sabitzer (80’).

Kësisoj, Austria kualifikohet tutje si lidere e grupit me gjashtë pikë, ndersa Holanda e treta me katër sosh. /Zëri