Maratona e “Euro 2024” vazhdon sot me tri ndeshje fantastike, luhen duelet e Grupit D dhe E

Maratona e “Euro 2024” vazhdon sot me tri ndeshje fantastike, luhen duelet e Grupit D dhe E

Sport June 17, 2024 - 08:42

Kampionati Evropian do të vazhdojë edhe sot, me tri ndeshje që janë në program për t'u zhvilluar.

Ditën e sotme në fushë do të zbresin dy kombëtare nga Grupi D dhe katër të tjera nga Grupi E.

Ndeshja e parë në program për të luajtur është ajo mes Rumanisë dhe Ukrainsë që zhvillohet në Munich me fillim nga ora 15:00.

Ndërkohë në Frankfurt me fillim nga ora 18:00 në fushë zbret Belgjika, një nga skuadrat favorite për të fituar Euro 2024 dhe do të përballet me Sllovakinë.

E sigurisht që ndeshja më e rëndësishme e ditës së sotme do të zhvillohet në Dusseldorf me fillim nga ora 21:00.

Austria do të përballet me favoritin kryesor për ta fituar Euro 2024, Francën. /Telegrafi