Ndihmëstrajneri i Zvicrës tregon pse nuk u inkuadrua fare Shaqiri dje

Ndihmëstrajneri i Zvicrës tregon pse nuk u inkuadrua fare Shaqiri dje

Sport June 16, 2024 - 18:25

Zvicra shënoi fitore 1:3 dje ndaj Hungarisë, duke e nisur mbarë Kampionatin Evropian.

Granit Xhaka luajti tërë ndeshjen, duke u zgjedhur në fund edhe lojtari më i mirë.

Por, minuta nuk pati për Xherdan Shaqirin dhe Ardon Jasharin.

E ndihmëstrajneri i Zvicrës, Giorgio Contini e zbuloi arsyen.

“Dje ndeshja ishte e tillë që na duhej të bënim shumë punë në mbrojtje, në prapavijë. Kjo është arsyeja pse zëvendësimet shkuan në këtë drejtim. Xherdani ka cilësitë e tij dhe ne do t’i përdorim ato kur të nevojiten, si me të gjithë lojtarët”, u shpreh Contini.

Ndeshja e radhës e Zvicrës do të jetë më 19 qershor ku do të takohet me Skocinë.