Xhiroja e radhës e Albi Mall Superligës, në fundjavë
Foto: Laura Hasani

Xhiroja e radhës e Albi Mall Superligës, në fundjavë

Sport May 10, 2024 - 10:07
Lajmet e fundit nga sporti

Albi Mall Superliga vazhdon me xhiron e radhës (34), ku në program janë pesë ndeshje për t’u zhvilluar.

Kampioni në fuqi, Ballkani, ka punë të lehtë me Fushë Kosovën, me “Pampurat” që tashmë kanë rënë nga elita. Ekipi nga Suhareka është lider me 69 pikë.

Drita do të përballet me Feronikelin ’74 në stadiumin e qytetit në Gjilan. Nënkampionia është e dyta me 65 pikë dhe synon fitore të vazhdojë garën për titull, kurse “Nikli” renditet në pozitën e shtatë me 37 pikë, ku po ashtu synon fitore që t’i ikën zonës së barazhit më shumë pasi vetëm një pikë ka dallim nga Gjilani i vendit të tetë, me 36 sosh.

Llapi i vendit të tretë ka po ashtu përballje të vështirë ndaj Malishevës në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Skuadra e Batatinës ka pikë njëjta me Dritën 65, ku gjithashtu synon fitore të vazhdojë garën për titull, ku kanë mbetur edhe tri ndeshje të mbetura gjithsej.

Liria – Gjilani dhe Dukagjini Prishtina janë dy ndeshjet e tjera që luhen.

Gjilanasit kërkojnë fitoren ndaj Lirisë së përshëndetur tashmë nga Superliga, pasi gjendet në zonën e barazhit (8) me 36 pikë.

Të gjitha ndeshjet zhvillohet të dielën, në orën 15:00. /Zëri