Pas humbjes nga Feronikeli ‘74, Kida: Shpërdoruam disa raste që na kushtuan

Pas humbjes nga Feronikeli ‘74, Kida: Shpërdoruam disa raste që na kushtuan

Sport April 27, 2024 - 17:40

Malisheva ka pësuar humbje me rezultat 2-1 nga Feronikeli ‘74 në kuadër të xhiros së 31-të në Superligë.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri Qëndrim Kida ku tha se shpërdoruam disa raste që na kushtuan.

“E kishim përgatitur mirë ndeshjen. Shpërdoruam disa raste në të dyja pjesët dhe pastaj u penalizuam në momentet më të këqija. Nuk arritëm që ta kthejmë rezultatin, rastet na kushtuan. Kjo ndeshje ishte evidente sepse kemi lëshuar shumë pikë në ndeshjet e fundit. Por për vendin e tretë do të japim atomin e fundit, deri në momentin kur kemi mundësi matematikore”, ka thënë Kida pas ndeshjes. /Zëri