Araujo: Jam shumë i lumtur në Barcelonë

Araujo: Jam shumë i lumtur në Barcelonë

Sport April 19, 2024 - 15:18
Lajmet e fundit nga Sporti

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka zbuluar se do të diskutojë të ardhmen e tij me klubin, pas sezonit aktual.

E ardhmja e 25-vjeçarit, i cili është nën kontratë me Barcelonën deri në qershor 2026, është vënë nën vëzhgim mes interesimit të raportuar nga Bayern Munich dhe Manchester United.

Megjithatë, Araujo këmbënguli se ai dëshiron të vazhdojë me klubin katalanas.

“Kontrata ime e re është në rrugë të mirë, por ne do të ulemi për një bisedë të duhur, pasi të përfundojë sezoni”, tha Araujo.

“Jam shumë i lumtur që jam në Barcelonë, familja ime është e lumtur, do të jap gjithçka deri në fund”. /Zëri