Ndryshon orari i ndeshjes Prishtina – Vëllaznimi
Sport
April 16, 2024 - 17:55
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka vendosur për shtyren e ndeshjes mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Ky vendim vije pasi Presidentja e vendit tonë ditën e nesërme e ka shpallur ditë zie.
Ndeshja e tretë çerekfinale ishte e paraparë për t’u zhvilluar nesër mbrëma (e mërkurë), teksa tani është konfirmuar se do të luhet të enjten.
Përballja do të nisë në ora 20:00 dhe do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Kujtojmë se fituesi i këtij takimi do të kalojë në gjysmëfinale të “Play-Offit”.
Seria çerekfinale është e barabartë – 1:1.