Zyrtare: KF Vjosa ndërpret bashkëpunimin me trajnerin, Leotrim Krasniqin

Zyrtare: KF Vjosa ndërpret bashkëpunimin me trajnerin, Leotrim Krasniqin

Sport April 13, 2024 - 13:10

KF Vjosa ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Leotrim Krasniqin.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Bashkëpunimi me trajnerin Krasniqi ndërprehet, pasi që të dyja palët kan konsideruar që kjo ndërprerje e bashkpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve, me marrëveshje të dyanshme. /Zëri

Postimi i plotë i KF Vjosës (pa ndërhyrje):

NDËRPRITET BASHKËPUNIMI ME TRAJNERIN LEOTRIM KRASNIQI!

KF. VJOSA njofton opinionin futbolldashës që ndërpret bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Leotrim Krasniqi me marrëveshje të dyanshme.

Bashkëpunimi me trajnerin Krasniqi ndërprehet, pasi që të dyja palët kan konsideruar që kjo ndërprerje e bashkpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.

Me këtë rast, KF. VJOSA falenderon trajnerin Leotrim Krasniqi për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë. Ai së bashku me stafin e tij arriti të shpallë kampion vjeshtor klubin tonë në Ligën e Parë grupi B andaj klubi e falenderon për punën e bërë dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në karrierën e tij.

Ditëve në vazhdim klubi do të vendos për trajnerin e ri të cilit do t’i besohet drejtimi i skuadrës.