S’ka fitues në derbi, Man Utd dhe Liverpooli ndajnë pikët

S’ka fitues në derbi, Man Utd dhe Liverpooli ndajnë pikët

Sport April 07, 2024 - 18:28

Manchester Unitedi dhe Liverpooli nuk kanë mundur të luajnë më shumë se baras në derbin e xhiros së 31-të në Premierigë.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2 në stadiumin “Old Trafford”.

Në epërsi fillimisht kaloi Liverpooli përmes Luis Diazit (23’), kurse barazimi erdhi nga Fernadesi (50’).

Djajtë e Kuq përbysen rezultatin gjatë pjesës së dytë, ku golashënuesi ishte Mainoo (67’), Liverpooli nuk u dorëzua ku në fundi arriti të nxjerr barazim përmes Salahut nga pika e bardhë (87’).

Pas këtij barazimi, Man Utd është i gjashti me 51 pikë, kurse Liverpooli është dyti me 71 sosh aq sa ka edhe Arsenali si lider. /Zëri