Chelsea, Liverpooli dhe PSG-ja shprehin interesim për Viniciusin

Chelsea, Liverpooli dhe PSG-ja shprehin interesim për Viniciusin

Sport April 05, 2024 - 11:07
Lajmet e fundit nga Sporti

Me nënshkrimin e ardhshëm të Kylian Mbappes, Real Madridi mund të shohë që Vinicius Junior të largohet me shumë klube të interesuara për brazilianin.

Me Vinicius Jr në synimet e tyre, Chelsea, Liverpooli dhe PSG-ja janë të gatshëm të paguajnë shuma serioze parash për ta nënshkruar këtë verë sipas “El Debate”, përcjell “Zëri”.

Ekipet e lartpërmendura janë të gatshme të përfitojnë nga ardhja e Mbappes duke bërë një lëvizje për superyllin brazilian, pasi mendojnë se kjo mund të shkaktojë problem në dhomat e zhveshjes. Prandaj, PSG-js dhe dy skuadrat e Premierligës do të jenë të gatshëm t’i japin Viniciusit një rrugëdalje me një ofertë të madhe prej 200 milionë eurove.

Një tjetër lojtar që është lidhur me një largim këtë verë nga Los Blancos ka qenë bashkëlojtari brazilian i Viniciusit, Rodrygo. 23-vjeçari thuhet se ka një interes nga Manchester Unitedi, Manchester City, Liverpooli dhe Arsenali.

Real Madridi nuk ka ndërmend të shesë Rodrygon apo Viniciusin, pavarësisht zërave që rrethojnë të ardhmen e tyre. Ka besim se ardhja e Mbappes nuk do të krijojë ndonjë problem në dhomat e zhveshjes dhe pala spanjolle ka mjaft para për ta akomoduar atë pa pasur nevojë të bëjë ndonjë shitje. Për më tepër, është raportuar se asnjëri nga brazilianët nuk dëshiron të largohet nga klubi këtë verë. /Zëri