Xabi Alonso konfirmon qëndrimin në Bayer Leverkusen

Xabi Alonso konfirmon qëndrimin në Bayer Leverkusen

Sport March 29, 2024 - 15:47
Lajmet e fundit nga Sporti

Merret vendimi i Xabi Alonsos, ai do të qëndrojë në Bayer Leverkusen.

Kjo u konfirmua tani edhe nga vet trajneri gjerman në konferencë për media, transmeton gazeta Express.

“Kam pasur një takim të mirë me Bayer Leverkusen dhe i kam informuar se do të qëndrojë dhe do të vazhdojë në klub. Pas shumë bisedave për të ardhmen time, e përdora pushimin për të reflektuar dhe marrë vendimin tim. Ky është vendi për të qenë për mua”, tha Xabi Alonso.

Liverpool dhe Bayern Munich janë dy ekipet që kishin shprehur interesim për trajnerin Xabi Alonso.

Aktualisht, ai është i pamposhtur në të gjitha garat me Bayer Leverkusenin dhe prin në renditjen tabelore në Bundesligë.