Notat e lojtarëve: Hungaria 2-0 Kosova, Edon Zhegrova më i miri te Kosova

Notat e lojtarëve: Hungaria 2-0 Kosova, Edon Zhegrova më i miri te Kosova

Sport March 26, 2024 - 22:24

Kosova u mposht nga Hungaria në një ndeshje miqësore.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Puskas Arena” përfundoi me rezultat 2-0.Të dy golat i shënoi Szoboszlai ((58’) dhe (86’).

Kosova pati paraqitje më të mirë kundër hungarezëve në fraksionin e parë të ndeshjes ku po ashtu vlen të theksohet se Edon Zhegrova pati një rast të jashtëzakonshëm shënimi nga distanca, mirëpo topi shkoi jashtë portës.

Sipas "Sofascore", te Kosova më i miri në fushë ishte Edon Zhegrova që u vlerësua me notën 7.1, i ndjekur nga Amir Rrahmani, Vedat Muriqi dhe Florent Muslija që morën notën 7.0.

Kurse te Hungaria më i miri ishte Dominik Szoboszlai i cili u vlerësua me 8.0. /Zëri

Vlerësimi i të gjithë lojtarëve:

Hungaria:

Image

Kosova:

Image