Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Grand Slamit të Tbilisit

Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Grand Slamit të Tbilisit

Sport March 22, 2024 - 12:19

Distria Krasniqi ka prekur çerekfinalen në Grand Slamin e Tbilisit.

Kampionja olimpike në xhiron e tretë mposhti me Wazaari holandezen Naomi Van Krevel, në kategorinë deri në 52 kg.

Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon rusen Iana Zhilkina.

Në çerekfinale ajo takohet me garuesen nga Spanja, Ariane Toro Soler.