Araujo flet për të ardhmen e tij

Araujo flet për të ardhmen e tij

Sport March 13, 2024 - 17:48

Ronald Araujo po shkëlqen në fanellën e Barcelonës dhe kjo ka bërë ai qendërmbrojtësi jug-amerikan të bëhet objektiv i Bayern Munichut.

Futbollisti uruguaian ndihet mjaft mirë tek gjiganti katalunas, por që topin e kalon tek klubi, duke thënë se për të ardhmen e tij do të vendosë kampioni aktual spanjoll.

“E ardhmja ime varet nga klubi. Të gjithë e dinë se unë jam i lumtur në Barcelonë dhe i jam mjaft mirënjohës trajnerit Xavi”, deklaroi përfaqësuesi uruguaian.

25 vjeçari është lojtari kryesor në mbrojtjen e klubit nga Camp Nou në dy sezonet e fundit.