“Shqipëria ishte superiore, Kosova bëri gjithçka për të mos u kualifikuar”, Shakohoxha komenton edhe shortin e Shqipërisë

“Shqipëria ishte superiore, Kosova bëri gjithçka për të mos u kualifikuar”, Shakohoxha komenton edhe shortin e Shqipërisë

Sport December 03, 2023 - 23:45

Gazetari i njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha, ka komentuar shortin e Shqipërisë për Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Shqipëria u shortua në Grupin B, bashkë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

“Si fillim dua të them që është një super-short që do të na dhurojë një super-Evropian. Do të luajmë tre finale në grup. Nga ky këndvështrim e shoh si një super-short që do të na dhurojë emocion të paharrueshëm. Mijëra shqiptarë do të mbushin stadiumet për të shijuar ndeshje të mrekullueshme. Shqipëria tradicionalisht luan shumë bukur kur ka kundërshtar të fortë përballë”, tha fillimisht Shakohoxha.

“Që të bëjmë analizën e shortit, duhet të kthehemi mbrapa. Kur ishim të kualifikimet, të gjithë thonin se Kosova ka probabilitet të lartë për t’u kualifikuar dhe i bëri të gjitha përpjekjet që të mos kualifikohet dhe ia doli. Shqipëria nuk ishte aq favorite, por u ndërtua gjatë kualifikimeve. Shkoi si e para në grup, pa e vënë në asnjë çast në dyshim kualifikimin. Në Evropian vijmë si të parët e grupit dhe si skuadra që ka shënuar dy nga tre golat më të bukur gjatë eliminatorëve, që do të thotë se është një super-skuadër. Nuk është që u kualifikua rastësisht”, shtoi ai, në emisionin sportiv “Favorit në T7” .

“Dy trajnerë, futbollistë që duhej të grumbulloheshin, që nuk luajnë ata që duhet të luajnë. Histori që tregojnë futbollistë që kërcenohshin me rrahje në avion. Gjëra të kësaj natyre që kanë ndodhur. Janë në faze të tranzicionit. Gjithmonë shqiptarëve i duhet një fazë e tranzicionit derisa të vijnë të momenti i pjekjes. Kosova zgjodhi dy trajnerë, njëri më katastrofë se tjetri, sidomos ky i dyti (Primoz Gliha), që për hir të vërtetës veç faktit që është komshi me Ceferinin (presidenti i UEFA-s) në fshatin e vet në Slloveni, nuk kam dëgjuar ndonjë meritë tjetër që të jetë trajneri i Kosovës”, deklaroi mes tjerash Shakohoxha.