Notat e lojtarëve: Kosovë 0-1 Bjellorusi

Notat e lojtarëve: Kosovë 0-1 Bjellorusi

Sport November 21, 2023 - 22:49

Kosova është mposhtur nga Bjellorusia në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 0-1.

Golin për bjellorusët e shënoi Antilevski krejt në fund të pjesës së parë. 

Në fakt, Kosova ishte dukshëm më dominuese teksa kishte edhe disa raste bukura shënimi nga Florent Muslija, mirëpo pa konkretizim të golit.

Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshje mori rezultatin 0-1.

Kjo ndeshje nuk kishte vlerë pasi që dyjat skuadrat luajtën vetëm për statistika, teksa ishin pa gjasa për kualifikim.

Në këtë sfidë, më i miri ishte Sergei Politevich me notën 7.6.

Ndërsa, te Kosova më i miri ishte Florent Muslija me notën 7.2, i ndjekur nga Mërgim Vojvoda 7.1 e Qëndrim Zyba 7.0.

Kosova i mbyll kualifikimet me humbje, teksa zë vendin e pestë me 11 pikë në Grupin I, ndërsa Bjellorusia renditet në një pozitë më lart e me një pikë me shumë (12). /Zëri

Vlerësimi i të gjithë lojtarëve. 

Kosova:

Image

Bjellorusia:

Image