Tifozëve të Brazilit u është thënë të nderojnë Messin me gjestin “historik” që nuk u është dhënë kurrë lojtarëve të Argjentinës

Tifozëve të Brazilit u është thënë të nderojnë Messin me gjestin “historik” që nuk u është dhënë kurrë lojtarëve të Argjentinës

Sport November 21, 2023 - 20:40

Lionel Messi duhet të njihet për “atë që përfaqëson për futbollin botëror” kur Argjentina të përballet me Brazilin, sipas një prej ish-bashkëlojtarëve të tij të Barcelonës.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë pritet të luajë për skuadrën e Lionel Scalonit në atë që cilësohet si një nga kualifikueset më të mëdha të Kupës së Botës në dekada.

Messi me shokë do të luajnë në stadiumin “Maracana” të martën mbrëma, dy vjet pasi ai ngriti Kupën e Amerikës.

Është ish-mbrojtësi i majtë i Brazilit, Adriano, i cili luajti me Messin në Barcelonë midis 2010 dhe 2016, i cili beson se argjentinasi duhet të nderohet nga tifozët rivalë për kontributin e tij në futboll.

“Do të ishte një arritje që Messi të brohoritet në Brazil. Është një përballje në Maracanã, një ndeshje klasike botërore”, ka thënë Adriano për The Guardian.

“Unë do ta miratoja nëse do të ndodhte. Do ta nderonte vërtet karrierën e tij. Do të ishte historike. Edhe pse ai është argjentinas, është një njohje për atë që ai përfaqëson për futbollin botëror”, shtoi ai.

Brazili, ndërkohë, shpreson të mbajë Messin ‘të heshtur’ të martën mbrëma, pasi ata shpresojnë të përmirësojnë formën e tyre të dobët.

Ata janë pa fitore në tre ndeshjet e tyre të fundit, por trajneri i përkohshëm i Brazilit, Diniz mbetet shpresëdhënës, pavarësisht humbjes së tyre me rezultat 2-1 ndaj Kolumbisë të enjten.

“Të përballesh me Messin është padyshim ndryshe dhe duhet të shqetësohesh. Është e pamundur të mos shqetësohesh për një lojtar të nivelit të tij dhe fuqinë vendimmarrëse që ai ka”, ka thënë përzgjedhësi i Brazilit para ndeshjes.

Përballja e tyre e fundit mes vete daton dy vite më parë, kur dy kombëtaret u përballen në kualifikueset e Botërorit 2022, sfidë e cila përfundoi pa gola 0-0. /Telegrafi