
Albin Kurti bashkë me djalin e Adem Jasharit në përkrahje të Shqipërisë: Forca djema, Evropiani po na pret
Sport
October 12, 2023 - 17:33
Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të jetë i pranishëm në stadiumin “Air Albania” në përkrahje të Shqipërisë kundër Çekisë në kuadër të “Euro 2024”.
Kurti është i shoqëruar nga djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi.
“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkroi Kurti krahas fotografisë së publikuar.
Ndeshja fillon në orën 20:45. /Zeri.info
