![Rreshteri Anton Cena ia sjellë Kosovës tri medalje nga Spanja](/uploads/zeri.info/images/2023/October/02/auto_647963-Ci320t1vyO1696277081.jpg)
Rreshteri Anton Cena ia sjellë Kosovës tri medalje nga Spanja
Sport
October 02, 2023 - 22:04
Dy medalje të arta dhe një argjendtë ia ka sjellë Republikës së Kosovës, rreshteri i Policisë, Arton Cena i cili po merr pjesë në lojërat e 11-të për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës që po mbahen në Torrevieja të Spanjës.
Cena sot ka përfunduar garat në disiplinat e sporteve luftarake, ndërsa për të katërtën herë ka marr titullin Kampion i Evropës.
Rreshteri Cena pos disiplinës në xhudo arriti që të bëhet i pari edhe në Brazilien Ju-Jitsu (BJJ) me judogi (rroba të xhudos) dhe një disiplinë tjetër, njofton Policia e Kosovës.
Kampioni i katërfishtë, Anton Cena, Republikës ia solli tri medalje, dy të arta dhe një të argjendtë, ndërsa të mërkurën pritet të garojë në disiplinën e notit 2000 metra në ujë të hapur.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2023/October/02/auto_385912397_618777757129153_3918261696277098.jpg)