
Reali e mbyll sezonin me barazim, Benzema përshëndetet me gol
Sport
June 04, 2023 - 20:48
Real Madrid ka barazuar me Athletic Bilbaon në xhiron e fundit në La Liga.
“Mbretërit” edhe pse dominuan nuk ia dolën t’i arkëtonin pikët e plota pas një barazimi 1:1.
Athletic Bilbao kaloi fillimisht në epërsi falë Oihan Sancet që u gjend në vendin e duhur pas një keqkuptimi të mbrojtjes vendase (49’).
Sidoqoftë, Reali nuk u dorëzua dhe arriti ta barazojë me Karim Benzeman që shënoi nga pika e bardhë, penallti të cilën e kishte fituar Eder Militao.
Për francezin ky ishte goli i fundit në fanellën madrilene pasi ai pas plot 14 viteve, tashmë e ka konfirmuar largimin nga Reali.
Kësisoj, Real Madrid e mbyll sezonin si nënkampion me 78 pikë të mbledhura, kurse Bilbao mbetet jashtë garave evropiane si vend i tetë me 53 sosh.