Prishtina 01 dhe Liqeni luajnë sot finalen e parë për titullin kampion në futsall

Prishtina 01 dhe Liqeni luajnë sot finalen e parë për titullin kampion në futsall

Sport June 02, 2023 - 13:05
Lajmet e fundit nga Sporti

Sot (e premte) do të zhvillohet ndeshja e parë finale e “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në futsall, në mes të Prishtina 01 dhe Liqenit.

Klubi kryeqytetas është nikoqir i drenicasve në takimin e parë final, që do të zhvillohet për titullin kampion për sezonin 2022/23.

Kjo përballje mes fituesit të sivjetmë të Kupës së Kosovës, Prishtina 01 dhe kampionit aktual, Liqeni, do të zhvillohet në palestrën e “Pallatit të Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.

Të dy klubet më të mira të këtij edicioni janë gati për këtë super ndeshje dhe kanë premtuar angazhim maksimal dhe lojë të mirë për të kënaqur publikun, i cili pritet të jetë në numër të madh sot në Prishtinë.

Ndeshja e dytë zhvillohet pas katër ditësh (6 qershor) në Drenas, ndërsa nëse fituesi nuk zgjidhet në dy ndeshjet e para, atëherë finalja e madhe do të zhvillohet më 11 qershor në Prishtinë.