Gjilani në Evropë, Trepça’89 në Ligën e Parë e Ferizaj në play-off
Me xhiron e fundit të zhvilluar sot, ka përfunduar sezoni 2022/23 në Superligën e Kosovës, ku ndeshjet e zhvilluara ishin vendimtare për katër skuadra.
Gjilani barazoi me Ballkanin për të kapur vendin e fundit që dërgon në gara evropiane, Ferizaj e mposhti 1:0 Dukagjinin për të siguruar ndeshjen e play-offit, ndërsa Trepça’89 u mposht nga Prishtina dhe kështu bie në Ligën e Parë.
Dukagjini nuk arriti të kap një vend për gara evropiane edhe pse bëri një sezon shumë të mirë, duke përfunduar në pozitën e katërt.
Ferizaj – Dukagjini
Ferizaj ka siguruar play-offin me fitoren e sotme ndaj Dukagjini me rezultat 1:0.
Ishte Bujar Shabani që shënoi në minutën e 14-të për golin e vetëm në ndeshje.
Kështu ferizajasit do të takohen me Lirinë në ndeshjen vendimtare se cila nga skuadrat do të jetë në Superligë sezonin e ardhshëm.
Trepça’89 – Prishtina
Mitrovicasit pësuan humbje 1:0 nga Prishtina, kështu duke rënë në Ligën e Parë prej pozitës së parafundit.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Leotrim Kryeziu në minutën e 39-të.
Kryeqytetasit ndonëse nuk arritën përmes Superligës, ata do ta kenë mundësinë më 5 qershor ta arrijnë Evropën, ku në finale të Kupës së Kosovës përballet me Gjilanin