De Gea flet rreth rinovimit të kontratës me Man Utd

De Gea flet rreth rinovimit të kontratës me Man Utd

Sport March 31, 2023 - 09:26
Lajmet e fundit nga Sporti

David de Gea ka folur rreth “zhurmës” kinse portieri ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit për rinovimin e kontratës.

Kontrata e portierit spanjoll në “Old Trafford” do të skadojë në verë, që do të thotë se ai mund të largohet si lojtar i lirë.

Pritshmëria ishte që, duke qenë në Manchester që nga viti 2011, De Gea do të ishte angazhuar për kushte të reja deri tani.

Ka pasur raportime për anulimin e një oferte hapëse, por portieri 32-vjeçar është i etur të tregojë se është i lumtur në Angli dhe do të donte të mbyllte pasigurinë në lidhje me të ardhmen e tij.

De Gea duke folur për “Sky Sports” tha: “Kam qenë këtu shumë e shumë vite, duke shijuar çdo moment në këtë klub, duke luajtur shumë ndeshje. Sigurisht që është e mrekullueshme të jesh këtu, është një klub masiv dhe unë e dua klubin dhe jam shumë i lumtur këtu, natyrisht. Ka qenë e njëjta ndër vite, ka shumë zhurmë rreth klubit, por lojtarët fokusohen vetëm në ndeshjet, veçanërisht atë që kemi të dielën - një lojë masive për ne, sepse duam të përfundojmë në top-katërshen. Siç them unë, ne kemi shumë, shumë ndeshje, kështu që mendoj se duhet të jemi vërtet të kujdesshëm në stërvitje, rikuperim të mirë, duke ndihmuar ekipin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, më shumë se kontratat ose çdo gjë tjetër”.

De Gea ka bërë mbi 520 paraqitje për Unitedit, duke thyer rekordin e klubit kur bëhet fjalë për portën e pastër dhe ka ndihmuar “Djajtë e Kuq” të triumfojnë në Premierligë, Evropa Ligë, FA Cup dhe Carabao Cup. /Zeri.info