Edi Rama prezanton tri simbolet e reja të Kosovës në Ushtrinë e Shqipërisë

Edi Rama prezanton tri simbolet e reja të Kosovës në Ushtrinë e Shqipërisë

Sport March 29, 2023 - 12:28
Lajmet e fundit nga Sporti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar rreth takimit që ka pasur me kampionet olimpike të Kosovës.

Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova nga sot janë simbolet më të reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Këtë lajm e dha sot i pari i Shqipërisë, përmes rrjeteve sociale.

“Me tri kampionet shqiptare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, vajzat e mahnitshme të Kosovës dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Kujtojmë që Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi së fundmi fituan medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit të Gjeorgjisë.