Ministri Çeku përgëzon Bad News Eagles për arritjet në garat e lojërave elektronike

Ministri Çeku përgëzon Bad News Eagles për arritjet në garat e lojërave elektronike

Sport February 07, 2023 - 16:25
Lajmet e fundit nga Sporti

Ekipi i lojërave elektronike CS:GO, Bad News Eagles, sot është pritur nga Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku.

Bashkë biseduan për gjendjen e përgjithshme të ekipit dhe emërimin e trajnerit të ri, agjendën e ndeshjeve për këtë vit dhe synimet e ekipit për të ardhmen. 

Duke i vlerësuar për sukseset e jashtëzakonshme në garat e fundit, Ministri Çeku u premtoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e qeverisë edhe në vazhdimësi. /Zeri.info