Mbyllet afati kalimtar, Chelsea mbret i janarit

Mbyllet afati kalimtar, Chelsea mbret i janarit

Sport February 01, 2023 - 13:26
Lajmet e fundit nga Sporti

Mbrëmë është mbyllur afati kalimtar dimëror në ligat kryesore evropiane. Chelsea ishte “mbret” i janarit, pasi ishte klubi më i përforcuar në Evropë. E gjigantët spanjollë, Reali dhe Barça, ishin të heshtur në muajin që shkoi.

Mbrëmë është mbyllur afati kalimtar i janarit në ligat kryesore të futbollit evropian.

Pa diskutim, ky afat kalimtar u dominua nga “Chelsea”, që ishte “mbret” i transferimeve.

“Blues” goditën në ditën e fundit duke e transferuar mesfushorin Enzo Fernandez nga Benfica për mbi 120 milionë.

Paraprakisht, londinezët i kishin transferuar edhe disa lojtarë, prej tyre ata kryesorë, Joao Felix dhe Mykhaldo Mudryk.

Kurse, nga “Stamford Bridge” u largua mesfushori Jorginho, i cili iu bashkua Arsenalit, po ashtu në ditën e fundit të këtij afati.

Kampioni Manchester City ishte i heshtur në janar, ndërsa mbeti pa mbrojtësin e djathtë, Joao Cancelo, që iu bashkua Bayern Munichut në formë huazimi.

Lierpooli e transferoi sulmuesin holandez, Cody Gakpo nga PSV Eindhoven, ndërsa as Manchester United nuk ishte shumë aktiv në janar.

Të heshtur në afatin e janarit ishin edhe dy gjigantët spanjollë, Real Madridi dhe Barcelona.

Ndërsa, as në Itali nuk u pa ndonjë transferim i madh. /Gazeta Express