FA hapi një hetim për përdorimin e sharjeve racore nga Mudryku

FA hapi një hetim për përdorimin e sharjeve racore nga Mudryku

Sport February 01, 2023 - 12:45
Lajmet e fundit nga Sporti

Federata e Futbollit (FA) ka nisur një hetim për një fyerje racore të përdorur nga nënshkrimi i ri i Chelseat, Mykhailo Mudryk, në një video të TikTok-ut.

Klipi viral u postua në korrik 2022 dhe u pa mbi 214,000 herë përpara se të fshihej.

Klipi paraqiste ndërkombëtarin ukrainas duke përdorur një sharje racore ndërsa recitonte tekstin e këngës “Freestyle” të vitit 2017 nga reperi amerikan, Lil Baby.

Ndërsa Mudryku që atëherë ka kërkuar falje përmes përfaqësuesve të tij, “The Athletic” kanë zbuluar se FA-ja ka filluar të shikojë videon.

Ndërsa hetimi i FA-së vazhdon dhe pa asnjë lajm ende për dënimin e tij të mundshëm, 22-vjeçari do të ketë të drejtë të luajë për skuadrën e Graham Potterit kur ata të përballen me Fulhamin të premten. /Zeri.info