Agim Ademi dhe kryetari i Mitrovicës shprehin ngushëllime për vdekjen e Erion Kajtazit

Agim Ademi dhe kryetari i Mitrovicës shprehin ngushëllime për vdekjen e Erion Kajtazit

Sport December 03, 2022 - 17:12

Sot gjatë lojës mes Trepqës ’89 dhe A&N në Prizren ka vdekur futbollisti 17-vjeçar, Erion Kajtazi.

Këtë e konfirmoi edhe Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët thanë se Kajtazi vdiq pas një arresti kardiak.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Erionit, duke thënë se vdekja e tij e parakohshme i ndali në gjysmë ëndrrat e tij, raporton Zeri.info.

Edhe klubi ku luajti Erion Kajtazi, Trepqa ’89 ka shkruar një telegram ngushëllime, duke u shprehur se do ta kujtojë gjithmonë si një njeri të dashur, të buzëqeshur e të afërt me të gjithë.

Për vdekjen e tij reagoi edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se me dhimbje ka marrë lajmin për vdekjen e futbollistit Erion Kajtazi.

Hamza u ka shprehur ngushëllime familjes Kajtazi, shoqërisë dhe të gjithë qytetarëve. /Zëri