Trepça ’89 dhe Ballkani ndajnë pikët

Trepça ’89 dhe Ballkani ndajnë pikët

Sport November 30, 2022 - 15:09
Lajmet e fundit nga Sporti

Trepça ’89 dhe Ballkani kanë ndarë pikët në takimin e shtyrë që i takoi xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë u mbyll 1:1.

Oyekanmi ishte i pari që hapi llogarinë për 89-shin në minutën e 76-të.

Ballkani barazoi rezultati në minutën e dytë shtesë me Ermal Krasniqin që nuk pati problem të dërgonte topin në rrjetë nga afërsia.

Me këtë pikë, Ballkani mbetet në pozitën e dytë me 34 pikë, katër më pak se Drita lidere.

“Minatorët” janë të parafundit me 19 pikë.

Kjo përballje ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Ballkanit në Ligën e Konferencës.