Kryeimami i Podujevës: Shqiptarët duhet ta kenë veç një kombëtare, s’i shikoj ndeshjet e Kosovës dhe s’e festoj 17 Shkurtin

Kryeimami i Podujevës: Shqiptarët duhet ta kenë veç një kombëtare, s’i shikoj ndeshjet e Kosovës dhe s’e festoj 17 Shkurtin

Sport November 27, 2022 - 23:45

Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari, ka thënë se është kundër që ekipi i Kosovës të quhet kombëtare dhe sipas tij ekziston vetëm një kombëtare, ajo e Shqipërisë.

Jashari ishte i pajtimit që ekipi i Kosovës të quhej si përfaqësuese.

“Shqiptarët duhet ta kenë veç një kombëtare, nuk i shikoj ndeshjet e Kosovës dhe nuk e festoj 17 shkurtin. E tëra Kosova ishte pas kombëtares kuqezi në Evropian. E shfrytëzoj rastin të uroj 28 Nëntorin që është e vetmja festë kombëtare. Në stadiumin ku luan Kosova, nuk e di a po luan Kosova a Bosnja me atë flamur. Kemi një kombëtare, Kosova mund të quhet përfaqësuese”, u shpreh Jashari në T7.