Xavi shpjegon se çfarë e bën superyllin e Barcelonës dhe Spanjës, Pedrin kaq të veçantë

Xavi shpjegon se çfarë e bën superyllin e Barcelonës dhe Spanjës, Pedrin kaq të veçantë

Sport November 27, 2022 - 16:50
Lajmet e fundit nga Sporti

Xavi ka lavdëruar mesfushorin 20-vjeçar Pedrin, duke thënë se ai “nuk ka tavan” pasi vazhdon të bëjë përshtypje për klubin dhe vendin.

Spanja dhe Barcelona janë bërë gjithnjë e më të varura nga maestroni i mesfushës Pedri, i cili mbushi 20 vjeç të shtunën. 

Ai ka bërë 63 paraqitje në ligë tashmë për Barcelonën, duke impresionuar me teknikën e tij të pasimeve dhe driblimit.

“Pedri nuk ka tavan”, ka thënë Xavi për “GOAL”. 
“Ai i ka të gjitha aftësitë që duhet të ketë një futbollist, në këtë rast mesfushor, ka talent, ka sakrificë, është i fortë në mbrojtje, mund të luajë tre ndeshje radhazi, ka gjithçka për të bërë diferencën”.

“Ai sapo ka mbushur 20 vjeç, është shumë i ri, por tregon një pjekuri të pazakontë në një Kupë Bote. Është kënaqësi ta shikosh duke luajtur, ai mund të bëjë ndryshimin në çdo ndeshje. Ai shkon mirë me Gavi, shoqërohet me Busquets. Ne të kesh një qendër në Spanjë që është kënaqësi të shikosh lojën”.

Mesfushori ka të ngjarë të rreshtohet për Spanjën në ndeshjen e tyre të vështirë kundër Gjermanisë sonte në Kupën e Botës. 

Një fitore do të garantonte kalimin e tyre në fazën eliminatore të turneut, me skuadrën e Enriques që i duhet vetëm një pikë për t’u kualifikuar. /Zeri.info