
Chelsea - Milan, formacionet zyrtare
Vëmendjen më të madhe në mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në Ligën e Kampionëve është në Londër.
Chelsea dhe Milani do të sfidohen nga ora 21:00 në stadiumin “Stamford Bridge” në kuadër të Grupit E.
“Blutë” e Londrës kanë nevojë të madhe për tri pikë, për shkak se janë në vendin e fundit me vetëm një pikë dhe çdo opsion tjetër i vështirëson shumë gjërat për kalim të grupit.
“Rossonerët” në anën tjetër kryesojnë në grup me katër pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagrebi.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Chelseat, Armando Broja e nis takimin nga stoli.
Formacionet zyrtare:
Chelsea: Kepa, Thiago Silva, Kovaqiq, Aubameyang, Loftus-Cheek, Sterling, Mount, Chilëell, James, Koulibaly, Fofana.
Milan: Tatarusanu, Bennacer, Ballo, Tonali, Giroud, Leao, Kalulu, Dest, Tomori, Kruniq, De Ketelaere.