Lacazette e feston golin e Xhakës në gjuhën shqipe

Lacazette e feston golin e Xhakës në gjuhën shqipe

Sport October 01, 2022 - 19:19
Lajmet e Fundit nga Sporti

Sulmuesi i Olympique Lyon, Alexandre Lacazette ka festuar golin e Granit Xhakës në gjuhën shqipe.

Sot në Londër u zhvillu derbi në mes Arsenalit dhe Tottenham Hotspur.

Në atë takim që triumfoi ekipi i Mikel Artetas 3:1, shkëlqeu ylli i skuadrës, Granit Xhaka.

Përveç që zhvilloi një paraqitje tejet të mirë, kosovari me pasaportë zvicerane shënoi golin e tretë të takimit.

E, pas golit të Xhakës, reagoi edhe ish-bashkëlojtari i tij Alexandre Lacazette.

Francezi postoi në ‘Insta Story’ golin e bukur të mesfushorit, me mbishkrimin ‘Vllau jeeeem’.

Më poshtë e gjeni reagimin e sulmuesit të Lyon:

Image