Gabriel Jesus tregon arsyet pse iu bashkua Arsenalit

Gabriel Jesus tregon arsyet pse iu bashkua Arsenalit

Sport September 30, 2022 - 10:53
Lajmet e fundit nga sporti

Gabriel Jesusi ka shpjeguar arsyet pse u largua nga Manchester City për në Arsenal, me sulmuesin brazilian që ishte lodhur nga kërkesat e Pep Guardiolas.

Jesusi ndërroi klub për një fillim të ri në veri të Londrës, kur ai bëri transferimin me 45 milionë £ te “Tropçinjtë”.

25-vjeçari ka shpërthyer duke shënuar katër gola në tetë paraqitje, teksa pretendon se ndihet sërish “i lirë” në “Emirates Stadium”.

Image

Duke diskutuar arsyet e tij për t’u larguar nga City, Jesus i tha “ESPN Brasil”: “Kjo ishte mënyra se si [Guardiola] e kupton futbollin dhe atë që donte. Atëherë ju takonte ta pranonit apo jo. Nëse nuk e pranoni, “faleminderit” dhe le të shkojmë për një sfidë tjetër. E pranova për pak kohë, por erdhi një moment që thashë: “Dua diçka tjetër për veten”. E falënderova, ai e kuptoi dhe vazhduam. Ndryshe është këtu te Arsenali. Futbolli është i ndryshëm – lojtarë të ndryshëm, mënyra të ndryshme për të luajtur.

“Në City ishte ndryshe. Sulmuesi nuk e preku aq shumë topin, këtë e shihni duke parë ndeshjet. Dhe, kur ishte koha për të prekur topin, nuk ishte sulmuesi, sepse [Guardiola] përfundoi duke vënë një mesfushor për t’u afruar. OK, mirë. Kështu, vendosa të ndryshoj. Kam folur shumë me [Mikel] Artetën për stilin e Arsenalit. Ai më njeh, unë e njoh atë, e kuptova se çfarë donte nga unë. Tani, unë jam i lirë në fushë, duke luajtur futboll me një buzëqeshje në fytyrë dhe duke u përpjekur të bëj më të mirën time gjatë gjithë kohës”.

Image

Jesus shënoi 95 gola për Cityn në pesë sezone e gjysmë, duke i ndihmuar ata të fitojnë katër tituj të Premierligës dhe tre triumfe të Carabao Cup.

Ndërkohë, skuadra e Mikel Artetës, e cila mban një pikë epërsi ndaj Cityt në krye të tabelës së Premierligës, do të rikthehen në aksion të shtunën në derbi me rivalët kryesorë Tottenham. /Zeri.info