KB Trepça, organizatore e turneut kualifikues të FIBA Europe Cup

KB Trepça, organizatore e turneut kualifikues të FIBA Europe Cup

Sport August 17, 2022 - 12:26
Lajmet e fundit nga sporti

Klubi basketbollistik Trepça ka njoftuar se ka fituar të drejtën e organizimit të turneut kualifikues të FIBA Europe Cup, përcjell Zeri.info.

Këtë lajm të madh ishte vetë klubi nga Mitrovica, që e konfirmoi përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Ky turne do të fillojë nga 27 deri më 30 shtator.

Fillimisht më 27 shtator do të luajë Trepça me Gottingenin e Gjermanisë, ndërsa AEK Larnaca e Qipros me skuadrën nga Islanda, Thor Thorlakshofn.

Fituesit e këtyre ndeshjeve më 28 shtator përballen me Sportingun portugez, përkatësisht me Antwerpin belg.

Më 30 shtator është finalja që përcakton se cila skuadër kalon në fazën grupore.

Postimi i plotë nga Trepça:

Evropa në “Minatori”

Një lajm i madh për klubin tonë, qytetin, tifozët dhe basketbollin kosovar në përgjithësi.

E kemi fituar të drejtën e organizimit të turneut kualifikues të FIBA Europe Cup. Pra ekipet evropiane zbarkojnë në “Minatori”.

Prej 27 deri më 30 shtator në palestrën tonë kumbuese, do të luhen ndeshjet e njërit grup kualifikues të FIBA Europe Cup. Fillimisht më 27 shtator ekipi ynë luan me Gottingenin e Gjermanisë, ndërsa AEK Larnaca e Qipros me skuadrën nga Islanda, Thor Thorlakshofn.

Fituesit e këtyre ndeshjeve më 28 shtator përballen me Sportingun portugez, përkatësisht me Antwerpin belg. Më 30 shtator është finalja që përcakton se cila skuadër kalon në fazën grupore.

Është organizim i madh në debutimin tonë në skenën evropiane. Por sfidat na rritin.

Shpresojmë të dëshmohemi si nikoqir shembullor dhe për Trepçën të dëgjohet në shumë vende evropiane.