Zyrtare: Prishtina nënshkruan me Arens Matalin

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me Arens Matalin

Sport August 12, 2022 - 18:10
Lajmet e fundit nga Sporti

Prishtina ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin, Arens Matali, shkruan Zeri.info.

Lajmi u konfirmuar nga vet klubi përmes një postimi në faqen zyrtare.

Matali ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetêr me klubin më të madhë në Kosovë.

Postimi i plotë nga Klubi:

Futbollisti nga Shqipëria, Arens Matali, është lojtari i radhës që ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me FC Prishtinën.

Mateli luan si mesfushor defanziv dhe në edicionin e fundit ishte pjesë e Ballkanit të Therandës ku e ka fituar titullin kampion. 

22-vjeçari krahas Ballkanit ka luajtur edhe me Kukësin në Shqipëri si dhe skuadrën nga Turqia, Akhisaspor teksa vite më parë ka qenë pjesë edhe e grup moshave të reja të Kombëtares së Shqipërisë. 

Arensi për faqen zyrtare të klubit shprehet i lumtur që është bërë pjesë e ekipit nga kryeqendra e Kosovës. 

Nderi dhe knaqësi - Ndjehem i lumtur që jam bërë pjesë e një ekipi me kaq traditë të madhe si Prishtina. Për mua është nder dhe kënaqësi që jam këtu. 

Çka ju shtyri që të bashkoheni me Prishtinën - Patjetër që projekti i klubit dhe mbi të gjitha trajneri Ismet Munishi më bindën që të bëhem pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm. 

Objektivat për Prishtinën - Synimet janë që të arrijmë objektivat e klubit. Do të bëjmë maksimumin që Prishtinën ta dërgojmë sa më lart që të jetë e mundur, aty ku e meriton.

Premtimi pêr Plisat - Premtoj seriozitet dhe përkushtim maksimal për ta bërë më të mirën e mundshme për këtë fanellë. /Zeri.info