LA Galaxy konfirmon ofertën e kontratës së Chiellinit

LA Galaxy konfirmon ofertën e kontratës së Chiellinit

Sport May 18, 2022 - 08:58
Lajmet e fundit nga Sporti

Los Angeles FC i ka konfirmuar Giorgio Chiellinit propozimin e tyre zyrtar për ta nënshkruar atë në një transferim të lirë.

Kështu ka bërë të ditur gazetari dhe eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, ata tani janë duke pritur për dritën jeshile përfundimtare në skuadrën e Chiellinit.

“Qendërmbrojtësi italian është në dispozicion si transferim i lirë dhe ai ka marrë edhe një tjetër propozim ditë më parë”, ka shtuar gazetari italian, duke mos dhënë detaje se cili klub është ai. /Zeri.info