Liverpooli fiton me përmbysje në udhëtim te Southamptoni, titulli kampion vendoset në xhiron e fundit

Liverpooli fiton me përmbysje në udhëtim te Southamptoni, titulli kampion vendoset në xhiron e fundit

Sport May 17, 2022 - 22:40
Lajmet e Fundit nga Sporti

Liverpooli ka arritur të shënojë fitore me përmbysje  në udhëtim te Southamptoni, në kuadër të xhiros së 37-të apo të parafundit në Premier Lligë, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “St. Mary’s Stadium” përfundoi me rezultat 1-2.

Golin për Southamptonin e shënojë Redmon (13’), kurse për Liverpoolin realizuan Minamino (27’) dhe Matip (67’).

Me këtë fitore, skuadra e Jurgen Kloppit e sheh vetën në vendin e dytë në tabelë me 89 pikë të grumbulluara, një pikë më pak se Manchester City, që është lider në Premier Lige, kurse Southamptoni mbetet e 15-ta me 40 pikë.

Ndeshjen e radhës, Manchester City e pret Aston Villan, kurse Liverpooli Wolvesin, teksa skuadra kampione do të vendoset në xhiron e fundit. /Zeri.info

 

 

/Zeri.info