Kupa e Kosovës në hendboll me histori të lavdishme

Kupa e Kosovës në hendboll me histori të lavdishme

Sport May 13, 2022 - 15:49
Lajmet e fundit nga Sporti

Besa Famgas, Prishtina, Kastrioti e Deçani janë skuadrat që kanë mbetur në garë për Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. 

Ndeshjet gjysmëfinale, Deçani – Kastrioti (18:00), Prishtina – Besa Famgas (20:00), zhvillohen të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Te të gjitha këto skuadra janë të vetëdijshëm për historinë e lavdishme që ka gara për Kupën e Kosovës. Është garë me traditë të gjatë e të pasur. Luhet që nga fillimi i viteve 70-ta.

Besa Famgas ka fituar në dy vitet e kaluara, kurse në vitin 2019, fitues ishte Kastrioti i Ferizajt. Kastrioti kishte ndalur serinë e Besës të nisur në vitin 2014.

Në vitin 2013 fituese e Kupës ishte Prishtina, ndërsa në vitet 2010, 2011 e 2012 Kupës iu gëzua Besa Famiglia (tani Besa Famgas).

Më poshtë paraqesim ekipet fituese që nga pavarësimi i sportit kosovar:

2020/21              Besa Famgas

2019/20              Besa Famgas              

2018/19              Kastrioti

2017/18              Besa Famgas

2016/17              Besa Famiglia

2015/16              Besa Famiglia

2014/15              Besa Famiglia             

2013/14              Besa Famiglia             

2012/13              Prishtina             

2011/12              Besa Famiglia             

2010/11              Besa Famiglia             

2009/10              Besa Famiglia             

2008/09              Kastrioti             

2007/08              Prishtina             

2006/07              Kastrioti             

2005/06              Kastrioti             

2004/05              BESA                           

2003/04              Kastrioti

2002/03              BESA             

2001/02              Trepça             

2000/01              Prishtina

1999/00              Prizreni

1998/99              (Kupa nuk u zhvillua për shkak të luftës)

1997/98              (Kupa nuk u zhvillua për shkak të luftës)

1996/97              Vëllaznimi

1995/96              BESA             

1994/95              Llapi             

1993/94              Trepça             

1992/93              Prishtina

1991/92              Kastrioti.