Në fundjavë zhvillohen çerekfinalet e JR NBA Kosova

Në fundjavë zhvillohen çerekfinalet e JR NBA Kosova

Sport May 13, 2022 - 13:06
Lajmet e fundit nga Sporti

Pas përfundimit të garave të rregullta, në fundjavë do të zhvillohen çerekfinalet e JR NBA Kosova. Garat do të mbahen në Vushtrri dhe Istog. 

Në këtë ligë garojnë fëmijët e moshës 11-14 vjeç të Shkollave Fillore, ndërsa ekipet janë të përziera me djem dhe vajza së bashku. 

Kjo është hera e parë që organizohet një ligë e tillë, një projekt madhor nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Fillimisht ishin 30 Shkolla Fillore, e më pas tetë më të mira të Konferencës Lindore dhe Perëndimore do të luajnë në “Play-off”, ndërsa në fund do të organizohet ‘Final 4’, ku do të përcaktohet se kush do të fitojë titullin e kampionit.  

Orari
Vushtrri
12:00 Indiana Peacers (Hasan Prishtina-Prishtinë)-Orlando Magic (Eqrem Qabej-Mitrovicë)

13:15 Washington Wizards (Abdullah Shabani-Mitrovicë)-Atlanta Hawks (SHMU 2 Vushtrri)

14:30 Chicago Bulls (Xhemajl Mustafa-Prishtinë)-Toronto Raptors (Meto Bajraktari-Prishtinë)

15:45 Philadephia 76ers (Ismajl Qemali-Prishtinë)-Brooklyn Nets (Naim Frashëri-Prishtinë)
Istog

10:00 San Antonio Spurs (Emin Duraku Kaçanik)-Sacramento Kings (Motrat Qiriazi-Prizren)

11:15 Portland Trail Blazers (Lidhja e Prizrenit-Pejë)-Utah Jazz (Bajram Curri-Istog)

12:30 Houston Rockets (Thimo Mitko Gjilan)-Minnesota Timberwols (8 Marsi Pejë)

13:45 Golden State Warriors (Emin Duraku-Prizren)-Neë Orelans Pelicans (Gjon Serreqi Ferizaj). /Zeri.info