Barcelona nuk heq dorë nga Lewandovski

Barcelona nuk heq dorë nga Lewandovski

Sport May 13, 2022 - 10:55
Lajmet e fundit nga Sporti

Barcelona duket se nuk do të heqë dorë nga sulmuesi polak, Robert Lewandowski, shkruan Zeri.info.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Barça nuk do të heqë dorë nga negociatat për të. 

Ai është prioriteti dhe gjigandi katalunas do t'i ofronte atij marrëveshje trevjeçare.

Në anën tjetër, Bayerni dëshiron të mbajë Lewandowski siç i thanë agjentit të tij në takimin hapës, por Romano shton se ende është herët dhe se gjithçka është e hapur.

Kontrata e polakit me bavarezët i skadon më 30 qershor të vitit 2023. /Zeri.info